Në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit që po zhvillohet në sallën sportive “Fahrie Hoti” të Tiranës, dy takimet e ditës së tretë kanë dhënë të njëjtin rezultat 3-0. Pas dy humbjeve me rezultatin e ngushtë 2-3 me ekipin e Lushnjes, ekipi i Tiranës ka shënuar fitoren 3-0 ndaj Partizanit. Takimi midis Teutës dhe Lushnjës ka përfunduar me fitoren e durraskëve 3-0 të cilët vazhdojnë të udhëheqin pas ditës së tretë me pikë të plota. Takimet vazhdojnë./tvklan.al