Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Skuadra kampion e Tiranës me dy emrat e rinj Ymeri dhe Driza është më kompletuar se në fazën e parë. Trajneri Shkëlqim Muça mendon se ekipi i tij do t’i kaloj me sukses dy turet e Kupës së Shqipërisë, duke vazhduar më pas me kampionatin. 

Shkelqim Muça:-“ Theksi është vënë më shumë tek gjendja fizike dhe disa probleme që ka patur ekipi. Kemi punuar për ti rregulluar këto mangesi dhe mendoj se ekipi do jetë më i plotë. Mendoj se edhe sulmi, reparti mesfusha apo i mbrojtjes edhe me plotësimet e reja që kanë ndodhur në ekip, me këtë mund të them se jemi më të fortë dhe mund ta përballojmë shumë mirë këtë fazë”./tvklan.al