Dollari amerikan humbi terren ndaj monedhave kryesore botërore në një kohë që tregjet financiare janë në pritje të vendimit të sotëm të Rezervës Federale Amerikane për të rritur normën e interesit për dollarin amerikan me 0.25%. Rritja e sotme është e treta brenda këtij viti duke e çuar normën bazë të interesit për dollarin në 1.75%. Investitorët janë mjaft nervozë në lidhje me faktin se ky cikël rritjesh do të vazhdojë apo jo edhe për pjesën tjetër të mbetur të vitit apo rritja e sotme do të jetë e fundit.

Sipas informacioneve të bankës italo shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor gjatë orëve të paradites dollari humbi pikë ndaj lekut ndërkohë që leku u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj euros. /tvklan.al