Kosova është në qendër të kuvendit parlamentar të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Berlin të Gjermanisë. Për herë të parë shteti më i ri i Ballkanit do të jetë pjesëmarrës në këtë takim ku do t’u jepet fjala dhe parlamentarëve kosovarë.

Rreth 300 pjesëmarrës nga 53 vende të botës mes tyre edhe shqiptarë diskutojnë për çështje të tilla, si raporti politik, siguria dhe politika mbrojtëse mes Rusisë dhe BE. Në këtë takim kancelaria gjermane Angela Merkel ka statusin e pritëses për të pranishmit.

Ndërkaq pritet fjalimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer dhe ministrit të jashtëm gjerman Frank Steinmeier. Një prej çështjeve për të cilat diskutohet gjerësisht është dhe puna e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi./tvklan.al