Lajme nga bota: Janë gjetur trupat e mëse 20 viktimave të aksidentit ajror në Indi. Një aeroplan ushtarak me 20 veta në bord është rrëzuar duke shkaktuar viktima dhe në njerëzit e thjeshtë.

Aventura e dy britanikëve për t’i rënë qark botës me balonë ka përfunduar pa sukses. Balona ka përfunduar në ujërat e detit të Japonisë dhe dy pilotët e saj i kanë nxjerrë nga uji trupat e shpëtimit.

Me qindra serbë të krahinës së saposhpallur autonome dhe neutrale të Berçkos kanë protestuar sot. Qyteti që banohet nga dy komunitete serbe dhe myslimane do të jetë nën kontrollin ndërkombëtar për një kohë të gjatë. Tensioni mes dy komuniteteve është rritur ndjeshëm dhe ka patur konfrontime midis tyre.

Kryeministri i Irlandës së Veriut Dejvid Cimbell ka marrë një iniciativë personale për t’u takuar me përfaqësuesit e krahut politik të IRA-s, Xherri Adams. Debate të ashpra në gjirin e të Gjelbërve Gjermanë. Ministri i Jashtëm Joshka Fisher, kryetar i partisë tha se ka ardhur koha që të gjelbërit të moderohen./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj