Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 16 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 16 korrik 2024

SPAK zbardh skemën e pastrimit të parave te Inceneratori i Tiranës: U përvetësuan 20 mln euro

SPAK zbardh skemën e pastrimit të parave në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, duke sqaruar se 8 përsonat e shpallur në kërkim javën e kaluar kanë përfituar 20 milionë euro dhe se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Dosja e 21 janarit, SPAK merr në dorë hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

Dosja për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. SPAK pranoi regjistrimin e procedimit penal për të hetuar vrasjen e Aleks Nikës dhe për të parë nëse ka të përfshirë zyrtarë të lartë.

Shkodër – Tiranë, vetëm për 45 minuta. Rama: Përfundojmë segmentet e tjera të Korridorit Blu

Brenda këtij 10 vjeçari, distanca mes Shkodrës e Tiranës do të jetë vetëm 45 minuta. Kryeministri Rama premton përfundimin e segmenteve të tjera të Korridorit Blu për ta bërë edhe rrugën Milot – Shkodër me 4 korsi.

Republikanët nominojnë zyrtarisht Donald Trump kandidat për president. J.D Vance, zëvendës i tij

Republikanet nominojnë zyrtarisht Donald Trump si kandidat për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe J.D Vance si zëvendës te tij. Në konventën e republikanëve Trump u shfaq për herë të parë në publik pas atentatit.

Spanja, festë madhështore në Madrid për trofeun. Gareth Southagate jep dorëheqjen nga Anglia

Kombëtarja spanjolle u prit nga mijëra njerëz në Madrid, në një festë madhështore të organizuar për fitoren në Euro 2024. Në Angli, trajneri Gareth Southgate jep dorëheqjen duke marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen në finale.

/tvklan.al