Lamine Yamal, ishte padyshim lojtari më i spikatur në Euro 2024 me Spanjën. Vetëm 16 vjeç kur nisi turneun, sulmuesi anësor, vendosi disa rekorde, të cilat vështirë që mund të thyhen për disa vite.

Rekordi i parë, u vendos që në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, ku Yamal në 15 qershor 2024, u bë lojtari më i ri që luan në një Europian, 16 vjeç e 338 ditë.  

Më 9 korrik, sulmuesi u bë lojtari më i ri që luan një gjysmëfinale Eureopiani, ndërsa shkroi emrin e tij në histori, si lojtari më i ri që shënon gol në këtë kompeticion, vetëm 16 vjeç e 362 ditë.

Më 14 korrik, Yamal vendosi rekordin si lojtari më i ri që luan në një finale Europiani, në moshën 17 vjeç e 1 ditë.

Më herët ai kishte vendosur edhe një rekord në kualifikuese, duke i shënuar Francës, në moshën 16 vjeç e 57 ditë. /tvklan.al