Trajneri Alban Bushi tha gjatë emisionit “Kampionët” se ka “gabuar” disi në parashikimin e  tij një natë më parë për ndeshjen Spanjë – Francë.

Bushi tha dje se mungesat e rëndësishme në mbrojte për La Roja-s se mund të krijojnë vështirësi në mbrojtjen spanjolle duke pasur parasysh cilësinë e sulmuesve të Francës.

Gjithashtu trajneri Bushi tha se lojtari Dani Olmo ishte ai që bëri diferencën tek spanjollët.

Ndryshe nga sa u diskutua dje nga të ftuarit,  Spanja nuk i “ndjeu” aspak mungesat.

Bushi: Mendova se sot mund te ishte ndryshe. Mendoja një Francë shumë të fortë. Olmo ka bërë një punë shumë të mirë pasi luan mes linjave. Pedri luan vertikal, kurse Olmo prish sulmet e kundërshtarit. Sot tregoi një nivel shumë të lartë Spanja. Të jesh një gol në disavantazh nga Franca do të thotë se ke një ekip shumë të fortë që reagon. Ndoshta e kemi nënvlerësuar disi Spanjës, duke pasur parasysh si luan Franca. Por e kemi thënë gjithnjë që Gjermania dhe Spanja janë dy ekipet më të mirë të këtij europiani. Franca ishte e paorganizuar.

/tvklan.al