Është zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Mësohet se Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaçi i kanë vënë flakën makinës së një efektivi policie. Shkak dyshohet se është bërë detyra e këtij të fundit.

Në videon e publikuar nga blutë, shihen dy autorët duke u larguar me vrap. Tashmë ata janë arrestuar.


Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit. Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë. Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë”, njofton Policia./tvklan.al