Ndryshimet që ministria e Drejtësisë që propozon për ligjin e prokurorisë, për juristin Artan Hoxha janë pozitive. Pasi rregullojmë disa çështje të rëndësishme në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të organit të akuzës.

Duke iu referuar debatit politik të ndezur mbi draftin e hartuar nga ministria e Drejtësisë në një intervistë për televizionin Klan Hoxha vlerëson, se ky draft nuk prek aspak pavarësinë e prokurorisë.

Artan Hoxha: “Projektligji nuk del aspak nga modeli i sotëm i një prokurorie jashtë ekzekutivit, i një prokurorie të drejtuar në mënyrë monokratike nga prokurori i përgjithshëm. Saktëson disa çështje të organizimit të sistemit të prokurorisë dhe zgjidh dy çështje të pazgjidhura më parë. Zgjidh konfliktin e interesit kur një prokuror akuzohet dhe prapë projektligji propozon, një ëmnryë se si ky prokuror të mos mund të ndikojë në çështjen në ngarkim të tij, qoftë ky edhe prokuror i përgjithshëm. Dhe së dyti heq një privilegj që gëzojnë sot prokuorët në raport me ndjekjen penale. Një privilegj i natyrës imunitare për shkak se respekton kushtetutën dhe kushtetuta nuk njeh asnjë formë imuniteti të prokurorëve.

Për Hoxhë modelet e vendosjes së organit të akuzës në varësi të ministrisë së drejtësisë, janë të njohura dhe të suksesshme në shumë vende Europiane. Por për vendin tonë është shumë herët për të adoptuar një sistem të tillë të funksionimit të prokurorisë.

Artan Hoxha: “Ndryshim i modelit kushtetues të sistemit të investigimit penal besoj që nuk është në kohën e duhur. Them që ne kemi ende kohë që krijojmë garancitë e mjaftueshme të baraspeshimeve të pushteteve.”/tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka