Një fshat i tërë rrezikon të shpërngulet për shkak rrëshqitjeve të dheut që vazhdon në vite. Shumë shtëpi në Allprenaj të Lushnjës kanë pësuar dëmtime në mure, dysheme dhe tavane. Çarjet e tokës dhe plasaritja e banesave ka lënë në qiell të hapur dhjetëra banorë. Ata thonë se toka u rrëshqet nën këmbë  sa herë që ka reshje dhe zgjidhja e vetme është zhvendosja në një zonë tjetër.

“Ja këto shirat që ranë tashi, dhomat i kanë rënë tavanet, janë shembur muret. Vemi nga komunat ato nuk kanë të ardhura për vete”.

“Kanë ardhur e kanë verifikuar nga Tirana e kanë gjykuar, thanë do ikin 10 shpia do largohen që këtu”.

Nga 150 shtëpi që kane qenë në këtë fshat tani kanë mbetur vetëm 20 të tilla. Drejtuesit e komunës thonë se nuk kanë fonde për të ngritur mure mbajtës dhe parandaluar rrëshqitjen e tokës, çka mund të bëjë që në pak vite fshati të mos ekzistojë më./tvklan.al

Gazetare: Anila Sefa