Durrës | Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al