Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit, ku një vajzë 8 vjeçe është përplasur për vdekje.

Viktima është me iniciale S.S. nga Sllovakia. Sipas policisë, 8-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e përplasjes së fortë. Makina drejtohej nga 18-vjeçari G.GJ., i cili është shoqëruar në Policinë e Durrësit për t’u pyetur në lidhje me rrethanat.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.