United fiton me City në finalen e FA Cup. Pas një sezoni të vështirë, Manchester United arriti të sigurojë një trofe të rëndësishëm kombëtar. Për herë të 14 në histori, ‘djajtë e kuq’ fituar FA Cup. Skuadra e Erik Ten Hag arriti ta bëjë këtë në derbi ndaj City me rezultatin 2-1

Ishte një sfidë tepër e luftuar, me dy 19-vjeçarët Garnacho dhe Mainoo që shënuan në pjesën e parë. Golat e tyre rezultuan vendimtarë për suksesin e jashtëzakonshëm. Goli i Doku të City shtoi emocionet dhe dramën pasi u realizua në minutën e 87. Ankthi vijoi edhe në minutat shtesë, por rezultati nuk ndryshoi.

Tv Klan