Banda e Beratit e hapi mbrëmjen e sotme të Maratonës së Këngës Popullore si një përshëndetje nga qyteti i tyre. Artistët që do performojnë të parët janë dy vëllezër që vijnë pikërisht nga qyteti i Beratit. Ata kanë kënduar vazhdimisht në skenat tona por karriera e tyre ka filluar më herët, që në Akademinë e Arteve ku të dy kanë studiuar për kanto. Ata janë Dhimitër dhe Kozma Dushi të cilët do të këndojnë një këngë të vjetër beratase të orkestruar nga Sajmir Çili.

Pas dy vëllezërve beratas do të këndojnë dy motra të cilët vijnë si  konkurente. Njëra prej tyre Monika ka konkuruar në festivale të ndryshme, ndërsa Kristela sonte ajo ka debutimin e parë. Ata sonte këndojnë një këngë arbëreshe.

Kryetari i Bashkisë Berat Niko Mata është i ftuari special i mbrëmjes.

Këngëtarja e rradhës është një tjetër personazh signifikues i qytetit të Beratit. Hyrie Saraçi e këndon këngën beratase që prej 20 vitesh.

Këngëtari i radhës konkurues i diskofolkut vjen nga diaspora. Ai sonte paraqitet me një emër arti dhe emri i tij është “Malsori”.

I ftuari i dytë, përfaqësues i qytetit të Beratit është Petrit Berisha.

Dashnor Diko konkuron në diskofolk me një këngë vlonjate të orkestruar nga Shpëtim Saraçi.

Përsa i përket këngës beratase nuk mund të mos përmendet dhe një këngëtare mjaft e njohur si Floresha Debinja.

Konkurentja e fundit e diskofolkut është një këngëtare që vjen nga Tirana me një këngë popullore të orkestruar nga bashkëshorti i saj Sajmir Çili. Ajo është Suela Kalaja./tvklan.al

Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja