Maratona e Këngës Popullore nis edicionin e saj të dytë. Thelbi i saj dhe këtë vit do të ketë muzikën dhe traditën që do të shpalosen më së miri nga këngëtarët shqiptarë. Cdo natë e Maratonës do të na njohë me tradita nga qyetete të ndryshme të Shqipërisë. Nata e sotme nis me kryeqytetin, Tiranën. Gjatë gjithë netëve, moderatorja Rudina Magjistari do të jetë nën shoqërinë e aktorit të mirënjohur Guljem Radoja.

Natën e parë e çel këngëtarja Artjola Toska me një kolazh këngësh tiranase.

Edicioni i parë i kësaj maratone kishte shumë sukses ndaj ideja për të përsëtur këtë maratonë u prit në të gjitha qarqet, artistët dhe interpretuesit me mjaft interes. Maratona e çel siparin me përshëndëtjen e tre personaliteteve të njohura si ministrja e Kulturës Arta Dade, kryetari i Bashkisë Tiranë Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Prishtinë Ismet Beqiri.

Diskofolku do të jetë filli që do të mbajë ndezur garën e interpretuesve. Këngëtarët edhe pse kanë zgjedhur rrymën popullore kane ditur që këngët e tyre ti sjellin në një mënyrë paksa më bashkëkohore.  Konkurenti i parë është një protagonist i vërtëtë i muzikës shqiptare dhe ka eksperimentuar gjithmonë në muzikën popullore. Me këngën “Oj Zogo” interpreton Françesk Radi.

Aktori i ftuar special i mbrëmjes është Skënder Sallaku. Një kënd tjetër I ve çantë është ajo e kuzhinës tiranase që përveç vlerave shquhet dhe për artin e saj.

Një tjetër personalitet i shquar, rrënjët e të cilit janë të lidhura ngushtë me Tiranën. Nga trungu i familjes Bogdani vjen i ftuari Ramazan Bogdani.

Konkurentja e rradhës duket se dalëngadalë po i ngjit shkallët e suksesit. Ajo vjen me një këngë popullore të riorkestruar ndryshe nga kompozitori Alfred Kaçinari. Jonida Maliqi vjen me këngën “ Janinës ca i panë sytë”

Konkurenti i tretë i diskofolkut është dhe konkurentja më e re e këtij edicioni. Ajo është vajza e këngëtares së njohur dibrane Lirie Rasha. Ingrid Jushi vjen në konkurim me këngën e titulluar “Dibrania”.

West Side Family konkuron me këngën “As e madhe as e vogël”/tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari