Drilon Guri 17 vjeç autor i masakrës së djeshme në një nga dhomat burg të spitalit të Beratit, ishte arrestuar nga policia më 13 nëntor të vitit 2003, pasi kishe vrarë një çoban në Urën Vajgurore.

Prej disa ditësh ai ankohej se ishte i sëmurë kështu dje nga qelitë e paraburgimit ai ishte transferuar në spitalin e Beratit. Por rreth orës 23:00 Drilon Guri duke përfituar nga mefshtësia e policëve, i rrëmben njërit prej tyre automatikun dhe qëllon mbi  Agron Dervishin pas tij edhe mbi Xhemal Shametin.

Më pas me automatik në dorë është larguar nga spitali. Njëri nga policët kishte vdekur në vend pasi kishte marrë disa plagë në trup,  ndërsa tjetri ka lajmëruar edhe kolegët me radio dhe më pas ka vdekur në sallën e operacionit.

Infermier: “Kur e pash atë nuk më vajti mendja se kishte ndodhur diçka e tillë, vetëm kur pash policët më vajti mendja që ishte”.

Gazetari: “Por kur vajte ti ishte në këmbë?”

Infermier: “Jo, jo i shtrirë. Radio e kishe zënë poshtë i, kur e nxora jashtë unë e vura në barrel, ia dhashë unë radion në dorë, i ra numrit dhe dëgjova zërin e policisë unë atje Pastaj ai nuk fliste që erdhi policia”.

Mjekët janë alarmuar dhe trembur ndërsa policia ka nisur operacionin e kërkimit.

Infermierja: “Të dy brenda në dhomë të dy policët, po të dy atje brenda te dhoma. Ne dëgjuam vetëm zhurmë bombe”.

Gazetari: “Policët ishin të dy brenda?”

Infermierja: “Po”.

Gazetari: “Ishin të dy brenda në atë moment, apo ishte njëri jashtë?”

Infermierja: “Të dy brenda. Dolëm këtu në moment, ai zbriti shkallët, e  hymë në allë nga frika, u futëm këtu njëherë pastaj në sallë. Dolëm se po na thërrisnin për ndihmë për policin, morëm policin e futëm në sallë. Ai erdhi i gjallë, njëri”.

Gazetari: “Po tjetri?”

Infermierja: “Tjetri vdiq në vend atje”.

Megjithatë deri në këto momente Drilon Guri ka arritur ti fshihet policisë./tvklan.al