“Ne duhet t’a pranojnë realitetin pa frikë, me kapacitetin e një vendi të fuqishëm europian. Pa histori me tronditje që mbërrin një anije me 100 klandestinë dhe ne një popull me 55 milionë banorësh, një shtet i fuqishëm dhe i pasur nuk gjejmë dot zgjidhje.” Është kjo pjesë nga fjalimi i sotëm i Dalemës në një qënder me refugjatë kosovarë, kurdë, turq dhe indianë.

Më tej Dalema ka shtuar se me qeverinë shqiptare janë shkruar marrëveshje por ne nuk duhet të mrekullohemi nga ky fakt. Problemi i vërtetë është legalizimi dhe rrugët ligjore që do të çojnë në rregullimin e refugjatëve.

Përballë mikpritjes së refugjatëve Dalema shprehu se në Itali klandestinët nuk duhen parë si armiq. Janë trafiqet ato që manipulojnë me shpresën ndenjat dhe tragjeditë e këtyre njerëzve ka deklaruar Dalema në vizitën e sotme në qëndrën e refugjatëve./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori