Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Materialet e ndërtimit, kryesisht çimento dhe hekur, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e jetesës, do t’i nënshtrohen certifikimit të detyruar. Sipas drejtorisë së rregullave teknike në Ministrinë e Punëve Publike, një pjesë e materialeve të ndërtimit që importohen janë jashtë standartit. Vetëm 10% prodhohet në vend dhe 90% e tyre prodhohet në vend.

Në laboratorët që merren me bërjen e analizave nga 100 ndërtime që mund të hedhin shtat, një numër i vogël kalon përmes provave laboratorike. Sipas drejtorit të rregullave teknik Niko Naska, përveç supervizorit të objektit që merret me kontrollin e punimeve, nevojitet dhe një specialist në doganën shqiptare, aty prej nga hyn ky mall.

Niko Naska:- “Materialet që vijnë dhe futen nga importi, janë materiale, të cilat nëpër dogana nuk e dinë burimet e tyre të prodhimit dhe të furnizimit, nuk i dinë karakteristikat teknike, nuk kanë certifikatat përkatëse, mbi bazën e të cilave edhe projektuesi apo zbatuesi të kryej ato kushte teknike të zbatimit që sot ne i quajmë eurokode, në mënyrë që të parandalohen që në doganë materiale që nuk janë të përshtatshme për të ndërtuar në vendin tonë”.

Ndërsa disa nga biznesmenët thonë, se fletë-analiza shoqëruese e vendit nga vjen është e rregullt, ndaj nuk ka përse të bëhen edhe njëherë këtu. Sipas drejtorit Naska pavarësisht nga certifikata e vendit nga vjen, pajisja me vërtetimin zyrtar të laboratorëve të shtetit tonë për cilësinë do të bëjë të mundur përdorimin për ndërtim, duke rritur sigurinë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti