Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë bashkë prej 6 vitesh, një rrugëtim i ndërtuar mbi nota muzikore që jehojnë një melodi dashurie. Çifti i njohur është shumë i dashur për të gjithë dhe duket se nuk do të ‘gjejmë’ paqe derisa të shohim kurorëzimin e tyre.

E duket se një përgjigje Marsela na e dha në programin “Rudina” në Tv Klan. Dasma e shumëpritur që është shtyrë disa herë, mund të realizohet shumë shpejt.

Rudina Magjistari: Kur do e kemi festën e dasmës?

Marsela Çibukaj: Apapa kjo dasma!

Rudina Magjistari: Po e planifikoni apo jo?

Marsela Çibukaj: Po e planifikojmë Rudina, por gjithmonë do të ndodhë ndonjë diçka që pastaj  spostohet. Ju e dini tashmë që në qoftë se do të ndodhë, është e para Rudina që do ta marrë vesh dhe me siguri publiku që ndjek Rudinën.

Rudina Magjistari: Ne i gëzohemi kësaj deklarate pa diskutim, por kur do të vijë momenti?

Marsela Çibukaj: Na kanë rrëmbyer shumë këto angazhimet e punës. Në fakt ndoshta mund të jetë surprizë brenda pak kohe, të shohim tani sepse edhe unë jam së shpejti, bëhem shtetase italiane më në fund kështu që mund të ishte një arsye më shumë për të celebruar. Të gjithë po presin, edhe ne po presim.

Rudina Magjistari: Do të jetë në verë apo jo?

Marsela Çibukaj: Shpresojmë, nuk e di. Është shumë herët në verë sepse duhet të kombinojmë edhe mundësitë e prindërve, familjet të dy i kemi larg, që të jenë të pranishëm  sepse pa ata nuk do  të kishte festë. 

Rudina Magjistari: Prapë afër, në vjeshtë e kështu por duket se brenda këtij viti janë planet.

Marsela Çibukaj: Mendoj se po./tvklan.al