Lista e lojtarëve të përzgjedhur të Kombëtares për Euro 2024, ka ngjallur diskutime në publik. Ajo që bëri më shumë përshtypje nga lista ishte mospërzgjedhja e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit, gjë që është komentuar dhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. 

I ftuar në studio është Ilir Shulku, i cili ka thënë se më shumë nga të gjithëve, Sokol Cikalleshi i pëlqen trajnerit Sylvinho. Në këtë momente Fevziu ka ndërhyrë dhe nuk ka kursyer batutat teksa i ka thënë Shulkut: Paske pirë kafe me Sylvinhon para se të vish.

Ilir Shulku: Ajo që doja të shtoja është se më shumë nga të gjithëve Cikalleshi i pëlqen trajnerit. Kjo është e padiskutueshme.

Blendi Fevziu: Paske pirë kafe me Sylvinhon para se të vish.  

Ilri Shulku: Po e them shumë sinqerisht. Dhe pika tjetër që nuk po diskutojmë shumë edhe Myrto Uzunin, një lojtar që edhe ai ka kontribute në ekipin kombëtar dhe shumë herë në formacion, gjithashtu edhe Kiedi Bare. Lista e trajnerit është sot 30 veta. Nëse do të fillojmë të heqim nga 1, po prapë të njëjtat diskutime do të kishim. 27 janë atje dhe 7 të larguar, do të hapte diskutime.

Blendi Fevziu: Ndërkohë që tek ardhjet, befasia ishte rikthimi i Abrashit dhe Medon Berishës.


/tvklan.al