Gazetarja: “Rreth orës 10 të paradites Fatmir Mediu ka ngjitur shkallët e prokurorisë për të zënë vend për 5 orë me radhë në zyrën e dy prokurorëve të çështjes. Ai është thirrur në cilësinë e personit ndaj të cilit kryhen hetimet.

Adrian Visha: “Me prokurorët e çështjes deklaruam gjithçka që ministri di për këtë çështje, pra për çështjen e Gërdecit tashmë në interesin e publikut dhe do vijojmë me procedurat në dispozicion të prokurorisë, për gjithçka ajo të kërkojë në sqarim.”

Gazetari: “Në çfarë cilësie u thirr zoti Mediu?”

Adrian Visha: “Të personit nën hetim.”

Gazetari: “Më pas cila është procedura e cila që aplikohet?”

Adrian Visha: “Atë e përcakton prokuroria, atë çka unë theksoj është që kërkesa për t’u pyetur nga prokuroria prej Mediut është bërë që para heqjes së imunitetit dhe ka vijuar dhe më pas pastaj.”

Gazetarja: “Cila është arsyeja e zgjatjes kaq gjatë të seancës së marrjes në pyetje?”

Adrian Visha: “Arsyeja e zgjatjes, kjo është procedurale, natyrisht që çështja është komplekse dhe pyetjet janë të shumta dhe …”

Gazetari: “Cili ka qenë qëndrimi i zotit Mediu në lidhje faktet, apo shkeljet e konstatuara nga organi i akuzës?|

Gazetarja: “Pretendimet?”

Adrian Visha: “Pretendimi i zotit Mediu dhe i mbrojtjes është që nuk ka absolutisht shkelje në aktivitetin e tij si ministër lidhur me këtë ngjarje dhe me ngjarje të tjera.”

Prokurorët Kujtim Luli dhe Arqile Koçi kanë zhvilluar një seancë të gjatë pyetjesh me ish-ministrin Mediu duke e pyetur rreth informacioneve që ai dispononte, për veprimet e kryera nga kompanitë shqiptare dhe të huaja, që ishin angazhuar në procesin e demontimit të armëve në Gërdec. Prokurorët thanë se Fatmir Mediu do të thirret sërish në ditët e ardhshme për të pyetur në cilësinë e personit në hetim./tvklan.al

Gazetarja: Anduena Llabani