“Love Story”, romanca televizive që ka nisur dy javë më parë në ekranin e TV Klan, duket se ka rrëmbyer vëmendjen e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, gjë që e ka dëshmuar shikueshmëria e lartë gjatë spektaklit, ku 60% e audiencës zgjodhi të shihte Love Story.

Ndërkohë, vetëm 12 orë pas spektaklit, mbi 1 milionë ndjekës e kanë parë programin në Youtube.

I njëjti trend vijoi edhe në natën e dytë të spektaklit, teksa me kërshëri pritën prapaskenat, intervistat dhe rrëfimet e vajzave në “Daily Love Story”.

Programi ka frymëzuar edhe një show humori në vend, teksa portalet i kanë dhënë vëmendjen maksimale duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet e tij.

Në faqen e RTV Klan, gjendet një faqe e dedikuar Love Story, ku ndjekësit informohen çdo ditë me atë çfarë ndodh në jetën e personazheve të momentit, Saimirin dhe kastin e vajzave.

Ndiqni memet më të famshme që na kanë bërë të qeshim gjatë këtyre ditëve!