Media “New York Post” thotë se një lëvizje e tillë do të ishte në favor të demokratëve

Nikki Haley nuk është e vetmja grua që po e vendos republikanin Donald Trump në pozita të vështirë. Tani në horizont po shfaqet edhe ish-zonja e parë Michelle Obama. Pak ditë më parë ishte e përditshmja New York Post që hodhi dyshime se Obama po përgatitet për t’u përfshirë në garën presidenciale të demokratëve.

Nëse 60-vjeçarja vendos në minutën e fundit të bëhet pjesë e zgjedhjeve paraprake në vend të Joe Biden, një lëvzije e tillë do të ishte në favor të demokratëve. Kjo sepse të gjitha kundërshtimet Donald Trump për moshën e Biden dhe pretendimet për “papërshtatshmëri” për një mandat të dytë do të binin poshtë.

Michelle Obama, për shkak të karizmës së saj dhe trashëgimisë politike të bashkëshortit të saj konsiderohet nga shumë si një kundërshtare e denjë përballë Trumpit.

Klan News