Mijëra tifozë të mbledhur në “fan zonat” e kryeqytetit iu gëzuan golit të Nedim Bajramit pak nga nisja e ndeshjes me Italinë.

Atmosfera në sheshin “Skënderbej” dhe stadiumin Selman Stërmasi ku takimi ndiqej në ekranet gjigandë që përcillnin sfidën e transmetuar nga TV Klan ishte i njëjtë me ata të cilët ndodheshin në Dortmund.

Mbështetësit e Kuqezinjve të të gjitha moshave qëndruan deri në fund të sfidës me Italinë plot emocione dhe ankth. Por pavarësisht humbjes shpresa për të patur një rezultat në ndeshjen e radhës mbetet.

“Kemi shumë mundësi, me Kroacinë do të fitojmë”.

“Shpresojmë gjithmonë”.

“Me Kroacinë do të marrim 1 pikë. Nga paraqitja e djemve mendoj se kemi mundësi duke parë edhe ndeshjen e Kroacisë me Spanjën”.

Të shumtë ishin edhe ata të cilët e ndoqën takimin mes Shqipërisë dhe Italisë në zonat e tifozëve të ngritura në Durrës, Shkodër dhe qytetet të tjerë në vend.

Tv Klan