Lajme Arkiva 2003

Mimi Kodheli: Dëgjuam me keqardhje prononcimin e zotit Spartak Ngjela në oborrin e shkollës “Edith Durham”. Sipas tij godina e kësaj shkolle është braktisur nga Bashkia e Tiranës me qëllim ndërtimin e ndonjë pallati. Mendojmë se është në nderin e zotit Ngjela të tërhiqet nga një prononcim i tillë që mund ti shkonte zotit Vili, por jo një njeriu të ligjit si ai, të cilit nuk i lejohet të shpifi, apo të sajojë përralla qoftë edhe për të fituar votat. Sepse së pari administrata jonë as ka ndërtuar në 3 vitet që shkuan dhe as ka ndërmend të ndërtojë në vitet që do të vijnë pallate në trojet e shkollave ndërkohë që kemi konstatuar me hidhërim dhe keqardhje se janë të shumta rastet e zhdukjeve të çerdheve e kopshteve, trojeve të shkollave dhe terrene ve sportive në kohën kur Bashkinë e Tiranës e administronte zoti Ngjela dhe së dyti sepse të gjithë e dimë fare mirë që ndërtimin, rindërtimin dh rikonstruksionin e godinave të shkollave deri më sot e ka në kompetencë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe jo bashkia e Tiranës./tvklan.al