Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në momentet kur sëmundja e lopës së çmendur po zbret drejt gjerësive jugore të Europës, natyrisht para konsumatorit shqiptarë lind pyetja. Sa i sigurt është mishi që konsumojmë përditë dhe sa të kontrolluara janë edhe produktet e tjera, që prodhohen në vend apo importohen nga jashtë? Statistikat nga vitit i kaluar janë optimiste duke ditur se nga laboratorët e kontrollit sanitar, janë analizuar gjithsej 13 mijë e 600 mostra.

Në lidhje me masat e marra për kontrollin e produkteve ushqimore dy ministrat Xhuveli dhe Solis, dolën në një konferencë për shtyp, ku u shprehën të gatshëm për të bashkërenduar veprimet, në mënyrë që konsumatori shqiptar të jetë i garantuar për produktet që konsumon. Të dy ministrat u shprehën se niveli i ulët ekonomik, ka bërë të mundur që gjedhët tek ne të ushqehen në bazë ushqimore natyrale.

Leonard Solis, Ministri i Shëndetësisë:- “Përsa i përket problemit të lopës së çmendur ne renditemi në ato zona të virgjëra, falë kjo dhe varfërisë tonë, sepse kafshët tona dhe blegtoria jonë ushqehet në mënyrë natyrale. Ky është edhe një nga shkaqet që ne na ka mbrojtur”./tvklan.al