Menada Zaimi:Zoti ministër janë deri tani të paktën 54 vende të cilët i kanë njohur pavarësinë e Kosovës, a i kënaq kjo pritshmëritë jo vetëm të diplomacisë së Kosovë, por edhe të diplomacisë shqiptare kujtoj këtu angazhimin e jashtëzakonshëm të  diplomacisë shqiptare në pavarësimin  e Kosovës në 17 shkurt të vitit 2008?”

Lulzim Basha:54 vende janë mesatarisht një vend në javë që nga periudha e shpalljes së pavarësisë një vit më parë. Kjo është një shifër e konsoliduar që tregon që Kosova është afirmuar si subjekt i pavarur ndërkombëtar në skenën e politikës botërore. Sigurisht që puna vazhdon, ne jemi në prije të një numri të madh njohjesh në javët dhe muajt   në vijim. Puna nuk ka reshtur dhe po intensifikohet, hapësirat për të realizuar njohje të tjera më të mëdha po zgjerohen ndërkohë që ofensiva kundër njohjes së republikës së Kosovës jo vetëm është shtangur, ka ndalur, por po pëson një disfatë të thellë edhe në argumentin edhe në metodologjinë e saj, kjo do të thotë që rezultatet e përpjekjeve të koordinuara të Tiranës dhe të Prishtinës sigurisht, po dhe të kryeqyteteve të tjera mike të cilat kanë qenë në pararojë të pavarësisë së Kosovës dhe konsolidimit të saj si shtet, po japin dhe do të japin rezultate të tjera të mëtejshme.”

Menada Zaimi:Si e shikoni konsolidimit e institucioneve të Kosovës në këtë vit duke pasur parasysh se ka pasur edhe presin të jashtëzakonshëm nga Beogradi për të mos e njohur pavarësinë?”

Lulzim Basha:Mendoj se zbatimi i paketës Ahtisari nga institucionet e Kosovës ka qenë një shenjë e qartë e maturisë, seriozitetit dhe kapaciteteve shtetformuese të Kosovës. Brenda një kohe të shkurtër kemi parë miratimin kushtetutës, miratimin e një numri të madh ligjesh, përfshirjen në strukturat qeverisëse të Kosovës të të gjithë përfaqësuesve të spektrit minoritar në Kosovë duke përfshirë dhe at serb dhe kjo është e vërtetë jo vetëm për strukturat civile, por dhe për strukturat e tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë.”

Menada Zaimi:A duhet Prishtina dhe Beogradi të ulen sërish në bisedime dhe të çfarë karakteri duhet të jenë katoi bisedime nëse kjo do të ndodhë?”

Lulzim Basha:Ka vetëm një plan në raport me Prishtinën, ky është plani që kanë aprovuar dhe po zbatojnë autoritetet e Kosovës, është plani Ahtisari. Besoj se komuniteti ndërkombëtar siç e ka mbështetur deri tani do të vazhdojë ta mbështesë aplikimin dhe implementimin e plotë të planit Ahtisari, shenjë e qartë e kësaj është dhe vendosja e EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës veçanërisht në veri, ku si rezultat i mosfunksionimit të institucioneve u krijua një vakum i rrezikshëm në të cilin operojnë edhe sot e kësaj dite elementë të krimit të organizuar, të kontrabandës, të trafiqeve interesat e të cilave janë në përplasje me interesat afatgjata jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Bisedimet midis fqinjëve sigurisht janë një parakusht për forcimin marrëdhënieve, por këto duhet të kryhen pa paragjykime dhe për këtë është e rëndësishme që Serbia të pranojë realitetin e ri në Ballkan që është shteti i ri i Kosovës.”

Menada Zaimi:Zoti ministër, sot është data 17 shkurt e vitit 2009, cilat janë sfidat më të afërta dhe më të forta me të cilat duhet të përballet tashmë qeveria e Kosovës në konsolidimin e institucioneve edhe në krijimin hapësirave edhe për përfaqësitë etnike që ka në Kosovë?”

Lulzim Basha:Ashtu si vendet e tjera të rajonit edhe Kosova duhet të jetë pjesë e procesit të integrimit evropian, pjesë e proceseve të tjera paralele përfshirë këtu lëvizjen e lirë të qytetarëve, pra liberalizimin vizave dhe mendoj që ndërkohë që Kosova konsolidohet në arenën ndërkombëtare si një shtet i pavarur, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet e koordinuara për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën dhe që padyshim këto përpjekje do të kenë sukses, vëmendja duhet ët mbahet edhe në zhvillimin e brendshëm dhe në veçanti në ato aspekte të zhvillimit që kanë një rëndësi të veçantë për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.”

Menada Zaimi:Çfarë do ta destabilizonte situatën në Kosovë?”

Lulzim Basha: Ato burime tensioni dhe konflikti të cilat viheshin re para përfundimit të statusit përfundimtar të Kosovës, para mbylljes së statusit përfundimtar të Kosovës nuk ekzisotjnë më, është e rëndësishme që të gjithë palët tani të përkushtohen për vizionin e tyre evropian dhe euroatlantik. Në këtë kuadër një rëndësi të veçantë merr edhe realizimi dhe pragmatizmi me të cilin autoritetet në Beograd duhet ti përqasen kësaj çështje. Duhet ti jepet fund përkrahjes p-ër struktura paralele si një hap destabilizues.”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Enver Shehu