Ministri Gjerman i Mbrojtjes ka mbërritur sot për herë të dytë në Shqipëri. Pasi ka takuar homologun e tij Luan Hajdaraga, Sharping është takuar me Kryeministrin Majko. Stabiliteti i Shqipërisë ka theksuar Sharping në takimin me Majkon, është shumë i rëndësishëm për Rajonin. Unë uroj e pres që Shqipëria të mos hyjë në destabilitet.

Majko ka theksuar se Ballkani më shumë se një fushë ku mund të investohet ka qënë një fushë betejash. Per këtë qëllim tha Majko ne e konsiderojmë të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy vendeve e ushtrive tona. Gjermania ka përfunduar ai zë një vend tepër të rëndësishëm në zhvillimet rajonale dhe prania e saj në Rajon është një nga kushtet dhe garantet e zbatimit të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore.

Presidenti Mejdani i ka kërkuar Sharping zgjerimin e pranisë ekonomike gjermane në vendin tonë. Ministri Sharping garantoi Presidentin Mejdani për rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes. Ai ka garantuar për qëndrimin e trupave gjermane në misionin AFOR 2 ku këto trupa do të kontribuojnë në ndërtimin e aksit rrugor Durrës- Kukës.

Sonte në mbrëmje Ministri Sharping dhe homologu shqiptar Hajdaraga kanë dalë përpara gazetarëve. Sharping tha se marrëdheniet gjermano-shqiptare jane ne nivel shume te mire dhe se dëshiron të mbeten të tilla. I pyetur për Mitrovicën, Sharping tha se pa praninë e forcave të KFOR atje besoj se njerëzit do të vriteshin me njëri- tjetrin.

Në Kosovë vijoi ai, duhet të jetojë çdonjeri pavarësisht nga etnitë apo besimi i ndryshëm. Por ka përfunduar ai pa prezencën ndërkombëtare në Kosovë nuk ka paqe./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego