Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Fondacioni Abraham Lincoln, u hap në vitin 1997 në Tiranë në këtë godinë. Në aktivitetin e vetë, kjo qendër ka si synim që të jap kualifikim dhe arsimimin kryesisht në gjuhën angleze dhe kompjuter, si dhe trajnimin e mësuesve. I ftuar nga bordi drejtues i këtij fondacioni, Presidenti i Republikës zoti Rexhep Mejdani, zhvilloi një vizitë këtu.

Presidenti Mejdani u njoh nga drejtuesit e qendrës me kushtet e mësimdhënies, si dhe me ambientet. Më pas ai vizitoi dhe bibliotekën e cila numëron një literaturë prej 25 mijë kopjesh të gjitha në gjuhën angleze. Në fillimet e veta, kurset e ngritura në qendrën Abraham Lincoln, ndiqeshin nga 450 persona, ndërsa sot numri i tyre ka arritur në 1350./tvklan.al