Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Qeveria shqiptare ka hapur sot dialogun me median për plotësimin e kërkesave të botuesve. Ministri i Financave Anastas Angjeli ka pritur sot botuesit e gazetës “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Albania”, “Revista Klan”, si dhe kryeredaktorin e gazetës “Shqiptare”. Angjeli ka premtuar se brenda katër javëve, do të kthej përgjigje për kërkesat e botuesve, ndërkohë që taksa doganore për lëndën e parë është ulur 2%.

Ylli Rakipi:- “Pati një debat të gjatë lidhur me taksën e vlerës së shtuar, pra tvsh-në, e cila është taksa më dërmuese dhe më e madhe. Ne u ndalëm vetëm këtu, folëm që ne nuk mund të diskutojmë në mënyrë absolute asnjë gjë tjetër, në qoftë se nuk hiqet kjo taksë. Qeveritarët nxorën si problem themeltar, si kusht themeltar FMN. Në qoftë se nuk hiqet taksa e tvsh-së, ne nuk kemi asnjë lloj negociate me qeverinë”.

Nikoll Lesi:- “Ka arritur një konkluzion, që taksa doganore do të zbres në 2%, se lidhen me shtypin, ndërsa tvsh-ja do të negociohet me FMN”.

Aleksandër Frangaj:- “U shty për një takim pas katër javësh, për t’u ribiseduar”.

Koço Kokëdhima:- “Çdo hap pozitiv, duhet përshëndetur, por nuk është ndonjë gjë që ka ndikim në gjendjen e taksave për shtypin shqiptar, është shumë e papërfillshme. Ne shpresojmë që qeveria të udhëheq dhe të ketë iniciativën për ndryshime më themelore”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego