Lajme Arkiva – TV Klan 2000

“Policia e Shkodrës duhet t’ju garantojë qytetarëve një fushatë zgjedhore, ku populli të shpreh hapur vullnetin e tij politik dhe policia të veprojë si një forcë e përkushtuar ndaj Kushtetutës dhe ligjeve”. Këtë ka udhëzuar Ministri i Rendit Saprtak Poçi, sot në drejtorinë e policisë të prefekturës së Shkodrës.

Në takim me efektivat e policisë dhe drejtorin e prefekturës kolonel Pëllumb Molla, Poçi ka konsideruar se policia duhet të jetë në gatishmëri gjatë fushatës, e përveç rendit e qetësisë, duhet të ruajë edhe ritmin e luftës kundër krimit të organizuar.

Në Shkodër së bashku me ministrin e Rendit ka qenë sot edhe ambasadori anglez në Tiranë, i cili ka përgëzuar prefekturën kufitare për përpjekjet kundër trafiqeve. Ministri Poçi ka insistuar se forcat e rendit ne Shkodër duhet të japin mesazhin e një shteti të konsoliduar dhe me kulturë qytetarie./tvklan.al