Sokol Olldashi: “Në bazë të iniciativës tashmë të shpallur të kryeministrit për zgjidhjen e problemit të strehimit për 6 mijë familjet e pastreha nëpërmjet blerjes në treg të apartamenteve përmes kredive, interesat e të cilave do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Ministria e Punëve Publike ka nisur menjëherë punën për përditësimin e listave dhe për dhënien e një zgjidhje urgjente këtij problemi që do të jetë një ndihmë e madhe për gjithë këto familje të pastreha, për dy grupe familjesh ata që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, por dhe për një grup po kaq të madh familjesh që janë të listuara pranë bashkive të vendit si familje që kanë përfituar statusin e pastrehë.”/tvklan.al