Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka qenë në komunat Tropojë dhe qendër të Fierit. Në fjalën e tij ministri Olldashi ka sulmuar opozitën e cila në tetë vjet të qeverisjes së saj nuk ka bërë asgjë për këto komuna. Sipas Olldashit qeveria Berisha në katër vite ka investuar rreth 10 herë më shumë se qeveria e mëparshme.

Sokol Olldashi: “Ka ndonjë mësues këtu në sallë? A mundet të bëjmë një pyetje? Ju kemi premtuar, sa merrnit në vitin 2005? Në 1 maj do të merrni dyfishin, a ju është rritur paga deri tani? Atëherë kemi të drejtë të themi, a e kemi të drejtë të themi që kemi marrë një angazhim përpara mësuesve të këtij vendi si njerëzit që përgatisin mësuesit e rinj he e kemi mbajtur këtë premtim. Besoj që e kemi.”

Reformat e kryera nga qeveria bënë që Shqipëria në një kohë rekord të ratifikojë marrëveshjen e MSA-së dhe të integrohet në NATO me të drejta të barabarta përkrahë 27 vendeve më të fuqishme dhe më të lira të globit./tvklan.al