Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka zbritur në jug të vendit në kuadër të inspektimit të qendrave shëndetësore në spitalin e Tepelenës, ku ka theksuar se problem kryesore në këtë rreth është mungesa e specialistëve dhe infrastruktura e vjetruar e spitalit.

Anila Godo: “Problemi më kryesor që ne e gjejmë këtë problem dhe në rrethet e tjera, rrethe të thella do thonim është problemi i mungesës së specialistëve. Në shumë specialitete mungojnë mjekët specialist. Ka probleme të tjera që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e spitalit. Në fakt për 3 vjet nuk është vënë dorë në spital dhe sidomos disa reparte si ai i pediatrisë apo i patologjisë meritojnë një rikonstruksion dhe kjo do të shikohet, do të diskutohet në ministri.”

Edhe në spitalin e Gjirokastrës Godo ka vërejtur problemet me të cilat haset sistemi shëndetësor në këtë rreth. Sipas saj prioriteti i ministrisë mbetet përmisimi i shërbimit në shëndetin parësor dhe pajisja me medikamente.

Godo është shprehur se problemet me stoqet e medikamenteve janë të mbartura që prej vitit të shkuar dhe se së shpejti do të gjendet një mënyrë më efikase e shpërndarjes së tyre./tvklan.al

Gazetar: Njazi Sako