Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka vizituar fëmijët e sëmurë në repartin e pediatrisë së spitalit rajonal të Lezhës, ku ka shpërndarë dhe dhurata dhe urime për një shërim sa më të shpejtë të tyre. Bashkë me stafin mjekësor, zonja Godo ka premtuar se dhurata më e mirë jo vetëm për fëmijët por edhe për qytetarët e Lezhës dhe zonave përreth do të jetë përmirësimi i shërbimeve në këtë spital.

Anila Godo: “Iu uroj pacientëve të vegjël, tërë fëmijëve të shtruar shumë shëndet shumë gëzim për vitin që vjen. Ndoshta urimi jonë duhet të jetë vërtetë një premtim, të gjithë ne të përkushtohemi sa më maksimalisht për tu shërbyer këtyre pacientëve.”

Gjatë vizitës së saj në Lezhë zonja Godo ka uruar edhe fëmijët  me aftësi të kufizuara në qendrën e trajtimit ditor, “ Trëndafilat”. Përveç dhuratave të shumta ajo ka kërkuar më tepër vëmendje dhe për ti bërë ata të ndihen pjesë e shoqërisë./tvklan.al