Mirlind Daku, mund të transferohet në Serinë A italiane. Sipas raportimeve nga Rusia, nga “Match TV”, Rubin Kazan, që zotëron kartonin e sulmuesit, ka marrë një ofertë nga Cagliari.

Klubi italian është në kërkim të një sulmuesi në këtë merkato vere dhe drejtuesit kanë zgjedhur Dakun. 26-vjeçari pëlqehet shumë dhe duket si zgjedhja e duhur për repartin e avancuar.

Cagliari ka bërë një ofertë dhe është në pritje të përgjigjes, me rusët që po shqyrtojnë para se të marrin vendimin.

Në sezonin e kaluar, Daku ishte një nga lojtarët më të spikatur te Rubin Kazan, aty ku në 33 ndeshje të zhvilluara, realizoi 10 gola.

Shpërthimin, sulmuesi i Shqipërisë e kishte në fund të sezonit, ku u shfaq vendimtar për skuadrën, duke regjistruar edhe katër asiste. /tvklan.al