Modelja e njohur britanike Chloe Ferry di si të shkaktojë “tërmet”. E reja ndodhet në Dubai me pushime dhe duket se po e shijon më maksimum kohën atje.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa video sëbashku me disa mikesha duke bërë twerk. Të veshura vetëm me të bikini të rejat duket se tërheqin vëmendjen e çdo fansi.

Megjithatë ka nga ata që janë edhe më të vëmendshëm. Disa prej ndjekësve të saj kanë shprehur kritikat për modelen pasi dhoma e saj është rrëmujë.

Modelja ka treguar se nuk do të kthehet në Londër për të paktën dy muaj të tjerë. Ajo ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe sëbashku me Bethan Kershaw dhe Sophie Kasaei./tvklan.al