Ky është momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Leonard Duka i dorëzohet uniformave blu. Pamjet janë shpërndarë nga Policia e Shtetit në Rinas aty ku 37-vjeçari u soll me avion nga Belgjika 18 muaj pasi u arrestua atje.

Operacioni për ekstradimin e tij u finalizua pas negociatave të shumta nga Interpol Tirana, duke siguruar nga autoritetet belge dritën jeshile për vënien e Dukës përpara drejtësisë shqiptare.

Prej disa vitesh, Leonard Duka rezulton në kërkim, si nga policia dhe prokuroria e posaçme. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë.

 Veç kësaj ngjarje, 37-vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë, ajo e sigurimit të kushteve për vrasje. Vepër penale kjo e ngritur nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.

Në to, 37-vjeçari, Duka i ndihmuar dhe nga eksponentë të tjerë të botës së krimit thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi./tvklan.al