Reperi i njohur, Mozzik është duke shijuar suksesin e albumit të tij të fundit me titull “Mozzart”. Edhe pse koncertet janë të ndaluara për shkak të pandemisë, reperi nisi të vizitonte fansat nëpër qytetet e Kosovës me autobus, derisa Policia e Kosovës nuk e lejoi të vazhdonte në më shumë qytete.

“Paraja është gjuha ime”, ka shkruar ai në një postim të publikuar pak orë më parë në Instagram duke treguar kështu jetën luksoze që ai bën.

Mozzik vazhdon të jetë shumë aktiv në profilet e tij, ku numëron mbi 1.5 milionë ndjekës në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CErlohAlqNZ/

Albumi i tij “MOZZART” është publikuar më 30 Korrik 2020 dhe ka 20 këngë, ndër më të suksesshmet mund të përmendim bashkëpunimin me Kidën PP, Madonna, Auf Wiedersehen etj. /tvklan.al