Mungesa  e infrastrukturës vazhdon të kushtëzoj jetën dhe lëvizjen e personave me aftësi kë kufizuar, ky shqetësim ngrihet nga koordinatorja e programit të fondacionit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar Bardhylka Kospiri.

Bardhylka Kospiri: “Personat me aftësi të kufizuar ndeshen me shumë barriera, duke filluar nga barrierat ndërtimore. Fatkeqësisht në kemi shumë fëmijë me aftësi të kufizuara  që nuk shkojnë dot pranë shkollave të familjeve të tyre. Fatkeqësisht kemi një mungesë shërbimesh, edhe pse janë përfitues në para në të holla, mbeten të kufizuar personat me aftësi të kufizuara sepse nuk ofron shërbimet e domosdoshme për të cilat ata kanë nevojë.”

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, ministri i punës dhe çështjeve sociale u shpreh se qeveria ka rritur pagesën për këta persona.

Anastas Duro: “Pagesa e personave me aftësi të kufizuar u rrit në 8700 lekë, u rrit 33% më shumë pikata higjeno-sanitare për paratetraplegjik.”

Ndërkaq fondacioni Vodafon Albania ka dhuruar 50 karroca për ta, si dhe nënshkroi  me fondacionin për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar një marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2009./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami