Lajme Arkiva 2003

Në Komisionin e ligjeve ka pasur debate të forta lidhur me projektligjin mbi privatizimin e kompanisë Albtelecom, ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë ka mbrojtur projektin sipas të cilës Albtelecom dhe aksionet e tij përfshihen në një shoqëri të re, të cilës i jepet licencë a e operatorit të tretë telefonik. Anëtari Mustafa Muçi ka kundërshtua projektin me pretendimin se ashtu si propozohet procesi është abuziv.

Mustafa Muçi: Kjo shoqëri e re që do të jetë 100% shoqëri me aksione të Albtelecom-it dhe kjo gjasme na qenka shoqëri që s’ka lidhje me Albtelecomi dhe kjo do të hyjë në treg në kushte të barabarta me gjithë të tjerët. Enti rregullator bën rregullimin e gjithë rrjetit telefonik në Shqipëri duke përfshirë edhe fiksen edhe celularin, atëherë përse Albtelecomin shoqëria e rregullon kur ofron shërbimin fiks dhe nuk e rregullon kur ofron shërbimin celular. Pse?

Mendimi i Muçit është kundërshtuar me forcë nga një pjesë e deputetëve socialist të cilët kanë synuar ta kalojnë sa më shpejt projektligjin në seancën plenare. Sipas tyre kjo do të sjellë ulen e shpejtë të tarifave të numrave celular.

Unë jam që të kaloj urgjent ky që të shpëtojnë shqiptarët. Ajo që thot ky do edhe një vit tjetër”.

Janë shprehur herë pas herë kundër procedurave të Ministrisë së Ekonomisë për privatizimin e Albtelecom-it edhe përfaqësuesit e opozitës në komision të cilëve u ka interesuar më shumë se kush do ta privatizoj Albtelecom-it./tvklan.al