Falë golit të Roman Yaremchuk në minutën e 83-të, Ukraina përmbysi  rezultatin kundër Sllovakisë të premten në Dyseldorf për të siguruar një fitore 2-1 që i lejon të shpresojë për kualifikimin në raundin e 1/16-të të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Në pritje të rezultatit të ndeshjes mes Belgjikës dhe Rumanisë sonte në mbrëmje që do të kompletojë Grupin E, ka një barazim pikësh në krye të grupit, me Ukrainën, Sllovakinë dhe Rumaninë të barabarta në tre pikë.

Për të marrë fitoren, Ukrainës i duhej një paraqitje e mirë nga një prej lojtarëve të saj më të mirë. Mykhailo Mudryk zhvilloi një lojë interesante pasi ishte pjesëmarrës në pjesën më të madhe të aksioneve sulmuese të skuadrës së tij.  Por ka diçka të veçantë që mund  të ketë ndikuar në paraqitjen e mirë të Mudryk.

Mykhailo Mudryk mbante një palestrinë shumë të veçantë

Mykhailo Mudryk është një lojtar shumë i mirë, por një karakteristikë tjetër e tij është se mban palestrina shumë të vogla. Kjo ka qenë një temë e diskutuar nga fansat dhe ndjekësit kudo që ai shkon, pasi janë shkruar këngë që fansat i këndojnë në stadiume.

Tani, për Euro2024, ai kishte veshur palestrina shumë të veçanta që i kujtonin shtëpinë. Palestrinat me imazhin e maces së tij kanë qenë që prej vitit 2021 pjesë e postimeve të Mudryk në rrjetet sociale.

Fansat shkruajnë se ish-lojtari i Shakhtar Donetsk mund të jetë frymëzuar nga macja e tij për performancën në ndeshjen ndaj Sllovakisë, një performancë e cila mund të ndihmojë shumë Ukrainën për kualifikimin në 1/16.

/tvklan.al