Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, ka zyrtarizuar kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, si ideologun e fushatës elektorale socialiste, për zgjedhjet parlamentare. Platforma Rama është përkrahur nga kryetari Nano. Përpara pushtetarëve lokal, Nano tha, se modeli i qeverisjes së krijuar nga rezultatet pozitive të kryebashkiakut Rama në Tiranë, do të shërbejnë si model edhe për qeverisjen e majtë për vitet e ardhshme.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Në emër të Partisë Socialiste, unë dua t’ju shpreh bindjen se angazhimi juaj në cilësinë e përfaqësuesit tonë politik në pushtetin vendor, do të jetë maksimal. Përfshirja në këtë fushatë qeverisëse dhe elektorale, do të ketë peshën e vetë të rëndësishme në vlerësimin e punës dhe kontributit tuaj nga forumet që iu kanë mandatur dhe nga zgjedhësit që iu prekin dhe iu ndjekin çdo ditë”.

Vetë kryebashkiaku Edi Rama, njeriu që është zgjedhur nga socialistët si ideologu i fitores, në krah të kryetarit Nano u shpreh.

Edi Rama, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Ishte një takim me të gjithë të zgjedhurit e Teorit, për të diskutuar në mënyrë që fushata e ardhshme elektorale, të shkojë sa më mirë dhe të bëjmë të mundur të garantohet një proces vazhdimësie dhe procesi i rindërtimit të vendit mos të ndërpritet”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame