Ardian Ismajli nuk është pjesë e kombëtares për ndeshjet miqësore, por ai është një lojtar i rëndësishëm i përfaqësueses shqiptare. Me paraqitjet e tij të mira edhe në kampionatin italian me Empolin, ai ka tërhequr vëmendjen e Napolit.

Klubi i De Laurentiis, ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe duket se Ismajli i plotëson disa kritere. Mediat italiane shkruajnë se ka patur kontakte me përfaqësuesin e futbollistit, ndërsa bisedime konkrete pritet të vijnë në muajt e ardhshëm.

Fillimisht Napoli kërkon të shohë se si do të jenë ndeshjet e tij në vijim të sezonit, më pas të arrijë dakordësinë me lojtarin dhe në fund të nisë diskutimet me klubin e Empolit për transferimin e tij. Ngjarje që nuk mund të zhvillohet më herët se merkato e verës e cila pritet të nisë më 1 korrik.

Ky është sezoni i katërt i Ismajlit në Serie A.

Tv Klan