Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Nata e poezisë së performuar hapi siparin e saj në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Kjo ishte mbrëmja e katërt e poezisë së performuar. Në këtë mbrëmje u shpalos epistolari i letrave të shkrimtarëve klasik shqiptarë, si Fishta, Migjeni, Poradeci, Kuteli dhe Camaj.

Me interpretimin e tyre, aktorët Xhvdet Ferri dhe Ndriçim Xhepa transmetuan tek spektatori idenë e evidentimit të letrave të shkruara nëpërmjet performimit. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të bërë të mundur trajtimin edhe më tej të këtij zhanri, e njëkohësisht për të evidentuar letrat e shkrimtarëve tanë të traditës./tvklan.al