Katër ditë më parë është ndaluar në Pizza të Italisë presidenti i Shijak Televizion Gëzim Ismaili. Ismaili ndodhej në Itali së bashku me gruan për të vizituar djalin e tij i cili është dënuar me 10 vjet burg për trafik droge. Gëzim Ismaili është pyetur rreth disa telefonatave të kryera me djalin e tij dy vjet më parë. Zoti Ismaili ishte vënë në përgjim të paautorizuar nga Prokuroria e Pizzës sqaron në një deklaratë bordi drejtues i televizionit Shijak. Në makinën e tij u gjendën ditë më parë aparate përgjimi që kompletonin një paketë përgjimi satelitore, ndërsa nga ana e tij Ismaili e pati denoncuar prokurorinë në fjalë për përgjim të një qytetari të huaj në një shtet të huaj. Avokatët e mbrojtjes deklaruan se nuk ka asnjë akuzë që të përligjë dhe justifikojë, qoftë pjesërisht ndalimin e tij, ndërsa bordi i këtij televizioni bën thirrje autoriteteve italiane dhe shqiptare që të mos ndikohen nga paragjykimet e krijuara ndaj shqiptarëve dhe të reagojnë me përgjegjësi. /tvklan.al