Shqipëri-Spanjë është sfida e fundit e grupit B që do të luhet të hënën në orën 21:00. “Iberikët” e kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, ndërsa kuqezinjtë do të luftojnë për të siguruar një “biletë” për fazën me eliminim direkt. E vështirë duke pasur parasysh kundërshtarin, por jo e pamundur.

Megjithatë çdo gjë po bëhet gati për sfidën. Kombëtarja zhvillon stërvitjet në Kaiserau dhe nga ana tjetër UEFA ka vendosur se kush do të jetë personi që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë.

Bëhet fjalë për suedezin Glenn Nyberg. Ai do të ketë ndihmësit e tij Mahbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Në VAR është vendosur gjermani Christian Dingert, ndërsa arbitër i katërt Mykola Balakin nga Ukraina.

Sfida Shqipëri-Spanjë do të luhet në Dyseldorf dhe si çdo sfidë e këtij europiani, transmetohet në Tv Klan./tvklan.al