Kjo është pamja e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit pas ndeshjes së zhvilluar një ditë më parë mes Teutës dhe Vllaznisë së Shkodrës. Punonjësit e stadiumit numërojnë mbi 120 karrige të thyera në njërën prej tribunave anësore.

Tifozët shkodranë kanë shkatërruar ndenjëset në shkallët e stadiumit në shenjë zemërimi ndaj humbjes së skuadrës së 4 me 0.

Në shumë raste dhuna ka dalë përtej fushës së futbollit, duke u kthyer në një kërcënim serioz edhe për investimet në sport.

Për rikonstruktimin e stadiumit “Niko Dovana” janë shpenzuar në Tetor të vitit të shkuar 47 milionë lekë të reja, investim nga Bashkia e Durrësit, UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit./tvklan.al