Përveç pakënaqësive në partinë e tyre, demokristianët po lënë të pakënaqur edhe aleatët në qeveri. Partia Demokratike e Elbasanit reagoi ashpër ndaj urdhrit të ministri Ndoka, për shkarkimin e drejtorit të spitalit Shefqet Deliallisi, i cili është njëkohësisht nënkryetar i degës së PD-së në këtë rreth.

Dy ditë më pas Deliallisi është emëruar prefekt i Elbasanit duke zëvendësuar në këtë detyrë përfaqësuesin e PDK-së Rezart Kovaçin, shkarkimi i të cilit u kërkua nga dega e Partisë Demokratike në Elbasan si reagim i urdhrit të Ndokës.

Duke komentuar këtë vendim të kreut të shëndetësisë, kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi e akuzoi atë për emërime të njerëzve të tij në poste  drejtuese në institucione që varen nga ministria e që drejton. Ai tha se këto veprime kanë si prapavijë goditjen e PD-së në Elbasan nga partia e Ndokës dhe lajmëroi se për shkak të tyre, dega e Elbasanit do të rikonsiderojë aleancat në nivel lokal me Partinë Demokristiane./tvklan.al

Gazetar: Fatos Hakorja